Makina del nga rruga në aksin Fier – Patos/ Shoferi plagoset lehtë, automjeti shkatërrohet totalisht

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier-Patos, pranë vendit të njohur si Portëz.

Automjeti me targa AA338TF mësohet se ka shmangur një  tjetër automjet, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë, ndërsa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe po punohet për të zbardhur shkaqet.

Makina del nga rruga në aksin Fier – Patos/ Shoferi plagoset lehtë, automjeti shkatërrohet totalisht

SHKARKO APP