Makina del nga rruga në Bilisht, plagosen 3 persona
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Bilisht, në orët e vona të kësaj të diele.
Më konkretisht në hyrje të qytetit të Bilishtit, drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe dy pasagjere në mjet.
Të plagosurit u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Të dëmtuarit janë E.D., 22 vjeç K.M., 22 vjeç dhe A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

