Makina e autorëve, provë kyçe për zbardhjen e ngjarjes
Mjeti tip ”Benz”, i gjetur në Ishëm dhe i dyshuar i përdorur nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pritet që ditën e sotme t’i nënshtrohet një ekspertimi për të zbuluar nëse në të ka shenja gishtat apo faktorë të tjerë që mund të çojnë në identifikimin e tyre. Për të identifikuar atentatorët e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, janë marrë në pyetje prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri Landi Muharremi. Ndoja ka treguar se ka qenë duke drekuar në një restorant dhe më pas aty ishte takuar me Landi Muharremin. “Pasi kemi përfunduar drekën, jemi nisur për në Tiranë”, ka pohuar Ndoja duke pretenduar se nuk ka mundur të shohë ndonjë prej personave që i qëlloi.