Makina e djegur, e avokatit që mbronte kreun “e bandës së kokainës”

Një makine i është vënë zjarri gjatë natës në zonën e Selvisë, në Tiranë.

sipas policisë, automjeti ishte parkuar kur ka shpërthyer në flakë.

Policia pas hetimeve të para dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. Nga verifikimi i targave rezulton se makina ishte në pronësi të shtetasit Ferdinand Doja, me profesion avokat.

Ai kohët e fundit ka mbrojtur Ilir Hysenin, një nga krerët e grupit të kokainës që kishte ngritur laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit. Avokati ka reaguar duke sqaruar se ai e kishte shitur veturën, por nuk kishte ndryshuar ende pronësinë.

Flakët që dogjën makinën e tij prekën edhe dy autovetura të tjera të parkuara pranë.

SHKARKO APP