Makina e firmës Gener 2 përfundon në humnerë, shoferi në gjendje të rëndë niset me urgjencë drejt Tiranës

Një automjet tip “Mitsubishi” ka përfunduar në kanal në lumin e Valbonës në Dragobi. Mësohet se automjeti është i firmës që po ndërton HEC Gener 2.

Drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Burime për Fax News bëjnë me dije se drejtuesi automjetit është 29-vjeç me iniciale S.N dhe ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 11 të ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria e Policisë në Kukës ende nuk ka një komunikatë për ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?