Makina e pengmarrjes në Kamëz i përket një këngëtareje

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë.

Nga burimet mësohet se makina që është përdorur për pengmarrje i është vjedhur një këngëtareje të muzikës tallava, me iniciale D.T.

Pas rrëmbimit makina u gjet e djegur ndërsa sot, 11 ditë më pas policia njoftoi se 49 vjecari kishte humbur jetën pas të rrahurave teksa po transportohej drejt resortit ku do te mbahej peng.

Pengmarrja e 49-vjeçarit ka ndodhur më 17 janar 2020 ndërsa policia informon se ka arrestuar 4 persona si autor të këtij krimit të rëndë.

Ne kerkim te trupit

Mësohet se autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e pajetë 49 vjeçarit, dhe forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

“Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H. Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort,  aty ku do mbahej peng. Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.” informoi policia sot.

Kontrollet ne Shijak e Durres

Prej 17 janarit policia ishte vënë në kërkim të 49 vjeçarit dhe Të hënën, RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ushtruan kontrolle në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës.  Urdhrat e kontrollit dhe urdhra ndalimi për disa shtetas ishin nxjerrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestimi

Katër persona janë arrestuar si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Prengës.

Ata janë: Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;

Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak

Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë

Olsi  Turja 36 vjeç, banues në Shijak

Pengmarrja tek Resorti

Rrëmbimi sipas policisë ka ardhur “si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.”

Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

/Ora News

 

SHKARKO APP