Makina e policisë del nga rruga dhe bie në Lanë, dy efektivë të Shqiponjës të lënduar

Një makinë policie ka përfunduar në bordurën e lumit të Lanës në orët e para të mëngjesit të sotëm tek Ura e Shkozës.

Rreth orës 06:15, sipas njoftimit të policisë, punonjësi i policisë i sektorit të Forcës së Posaçme Shqiponja, A.Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit ka humbur kontrollin duke rënë në lumin Lanë.

Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP