Makina e prokurorit Ndoj nxirret nga kanali pas më shumë se 3 orë nga atentati

Pas më shumë se 3 orë e gjysmë nga atentati me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, policia ka bërë të mundur nxjerrjen e makinës së prokurorit Arjan Ndoj nga kanali ku kishte përfunduar pas të shtënave.

Mjeti u transportua me karrotrec ku do ti nënshtrohet ekspertizës së hollësishme nga grupi hetimor.

Nga atentati me armë zjarri u plagosën prokurori Ndoj, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?