Makina humb kontrollin dhe përmbyset, plagoset çifti në Këlcyrë

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së dielës, në të dalë të qytetit të Këlcyrës.

Një automjet me targa greke, që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së mjetit dhe pasagjerit.

Çifti po kthehej në Greqi dhe nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?