Makina mbi rrethrrotullim e përplas të tjera, përfundon në gjykatë
Aktualitet E Premte, 2 Gusht 2019 10:57
Disa makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë. Një automjet ka hipur mbi rreth rrotullim e më pas ka përplasur disa makina të tjera.
Pas goditjes makina ka përfunduar në oborrin e Gjykatës së Apelit. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i makinës kryesore ka përfunduar me disa dëmtime të lehta.