Makina me 4 anëtarë të një familjeje del nga rruga, fatmirësisht nuk ka viktima

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, por fatmirësisht pa viktima. Polica njofton se një makinë tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Një automjet udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, që ktheheshin nga Greqia. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:15 në fshatin Buzëmadh.

Nga dyshimet e para mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

SHKARKO APP