Makina me 5 adoleshentë del nga rruga në Thumanë, 1 vdes, 4 plagosen
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Thumanë të Krujës, si pasojë e të cilit ka ndërruar tjetër një 18 vjeçar dhe janë plagosur 4 bashkëmoshatarë të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ku mjeti tip “Volswagen” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Informacion paraprak
Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

