Makina me a*më u kap në Bari, arrestohet polici që e la të kalonte në Durrës. Shmangu qëllimsht kontrollin
Arrestohet një punonjës policie në Portin e Durrësit, me detyrë kontrollor. Polici me iniciale B. Xh. dyshohet për shpërdorim detyre. Më konkretisht ai akuzohet për favorizim të kalimit të kufirit pa dokumentacionet përkatëse.
Mësohet se polici ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e një mjeti, i cili sapo ka mbërritur në Portin e Barit i janë gjetur dy pistoleta.
Për këtë ngjarje dyshohet se janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë. Hetimet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.