Makina me qese, Berisha: Studentët e përcjellin si nuse dekanin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet dekani i Shkencave Sociale Edmond Rapti teksa pastron makinën e tij. Në fakt studentët ia kanë mbështjellë makinën dekanit me qese celofani dhe ai duket ndërsa përpiqet t’i largojë këto qese, shumë i indinjuar.

Studentët i thonë se ka bërë presion dhe i kërkojnë të mbajë qëndrim për deklaratat e bëra. Dekani iu përgjigjet se do mbajë qëndrim ku të duan ata dhe ata i thonë se kjo është më e pakta që ai meriton.
Studentët: E dimë që keni frikë…
Dekani: Shko re dreq, paskam frikë unë. Turp, faqja e zezë!
Studentët: Faqja e zezë jeni ju që keni dhënë ato deklarata në media duek bërë dezinformim publik. O me studentët o me qeverinë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2458990640797177/
KOHA JONË SONDAZH

