Makina me xhama të zinj, paralajmërim edhe për të fortët

Duke filluar nga dita e nesërme, 7 janar, nuk do të ketë asnjë shërbim për makinat me xhama të zinj. Njoftimi është bërë i ditur nga drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila sqaron drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë urdhrin nëse disponojnë makinë me xhama të zinj në pjesën e përparme dhe në xhamat e parë anësorë.

”Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset! Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?