Makina merr flakë në ecje në Tiranë
Një makinë ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë. Sipas policisë shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në pjesën e motorit. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale pa probleme për drejtuesin.
“Më datë 24.12.2020, rreth orës 19:00, tek Brryli, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.
Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.