Makina merr flakë në ecje pranë shkollës “Naim Frashëri” (Video)

Digjet një makinë në rrugën pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në Fier. Makina e llojit Fiat, me targa AA761 JO, ka marrë flakë në pjesën e motorit, çka e ka detyruar drejtuesin e saj të hap krahun, duke kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse.

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë neutralizuar flakët. Ndërkohë, pranë vendit ku u dogj automjeti kanë mbërritur edhe uniformat blu, për të nxjerrë edhe shkaqet që e çuan makinën në flakë.

Paraprakisht dyshohet që automjeti tip “Fiat” ka marrë flakë aksidentalisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Makina merr flakë në ecje pranë shkollës “Naim Frashëri”, drejtuesi hap krahun dhe...

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?