Makina ndahet në dysh gjatë aksidentit, ndërron jetë 47 vjeçarja shqiptare në Itali
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 47 vjeçare shqiptare u regjistrua mesditën e sotme (30 qershor) në Itali.
Ngjarja ndodhi në unazën Vignola në qytetin e Modenas rreth orës 12:30 ku në aksident u përfshinë 3 makina.
Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, Violeta Caka, 47 vjeç e banuese në Napoli, po udhëtonte me makinë e tentoi për të ndaluar në një pikë karburanti.
Në momentin që ajo ktheu makinën, një tjetër automjet tip “Lancia Musa” përplaset me të duke e çuar makinën e 47 vjeçares në korsinë tjetër.
Ndërkohë një tjetër makinë tip “Fiat Punto” po vinte nga korsia tjetër e për pasojë përplasi sërish makinën e 47 vjeçares shqiptare. Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë.
Violeta Caka, nënë e tre fëmijëve u dërgua në spital por pavarësisht nuk ka arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.
KOHA JONË SONDAZH

