Makina përfshihet nga flakët në mes të Tiranës

Një makinë e tipit Mercedes Benz është shkrumbuar nga flakët këtë pasdite në afërsi të qendrës së Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së “Tabakëve” në unazën e kryeqytetit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lëdnuar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë ardhur në vendngjarje për të shuar flakët. Pas disa minutash zjarri është fikur, ndërsa nga ana tjetër trafiku është rënduar.

Deri më tani dyshohet se një shkëndijë elektrike mund të jetë bërë shkas që makina të marrë flakë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?