Makina përfundon në kanal në Lezhë, shpëton shoferi
Aktualitet E Diel, 29 Maj 2022 19:20
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës por fatmirësisht drejtuesi i makinës ka shpëtuar për mrekulli.
Nga pamjet e siguruara shihet se makina mori gaz dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në rrugën e “Lalmit të ri” në Lezhë ndërsa shoferi nuk ka marrë asnjë lëndim.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
KOHA JONË SONDAZH

