Makina përfundon në kanal. Plagosen katër maturantë në aksin Korçë –Voskopojë
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 04:51
Një makinë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.
Për pasojë, katër të rinj maturantë që udhëtonin me të janë plagosur.
Policia e Korçës bën me dije se maturantët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se automjeti me të cilën udhëtonin maturantët, ka qënë me shpejtësi të lartë. Policia po heton për shkaqet, ndërkohë që është shoqëruar shoferi.
KOHA JONË SONDAZH

