Makina përfundon në lumin Gjanica, dyshohet për një të vdekur (Video)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica.

Mësohet se automjeti ndodhet ende në lumë dhe rryma e ujit është e fortë, ndërkohë që shoferi ka humbur jetën. Forca të shumta policie ndodhen në vend, ndërkohë që po punohet për tërheqjen e trupit dhe të mjetit.

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin Gjanica në Fier, një i vdekur

SHKARKO APP