Makina përmbyset anash rrugës, humb jetën shqiptari në Itali
Një 60-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Castellaneta në Itali.
Mësohet se 60-vjeçari po udhëtonte me një makinë Nissan, ku humbi kontrollin dhe për pasojë makina u përmbys. Si pasojë e plagëve të marra, shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit rrugor po shqyrtohen nga agjentët e policisë lokale, supozohet se shoferi ishte sëmurë ose mund të ketë humbur vëmendjen në timon.
KOHA JONË SONDAZH

