Makina përmbyset në Librazhd, 3 të plagosur transportohen në spital

Një aksident i rëndë është ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd, ku dy automjete janë përplasur. Mësohet se në një prej automjeteve udhëtonin pjesëtarët e një familjeje, të cilët janë plagosur për shkak se makina është kthyer përmbys.

Dy prej tre të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, pasi gjendja e tij paraqitet më e rënduar.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  po heton për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?