Makina përplas 18-vjeçaren, niset me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur në fshatin Bucimas në afërsi të qytetit të Pogradecit, ku një makinë ka përplasur një këmbësore e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më herët ndërsa mësohet nga burimet se bëhet fjalë për një 18-vjeçare emri i të cilës nuk është zbuluar ende.
Ajo është transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Pogradecit, ndërsa mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa marrja në pyetje e drejtuesit të mjetit pritet të hedhë më tepër dritë.