Makina përplas 63-vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë në vend

Një aksident me pasojë vdekjen e një 63-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

SHKARKO APP