Makina përplas biçikletën në Elbasan, plagoset i moshuari

Një aksident i rënë është regjistruar në Elbasan. Ditën e djeshme një makinë në rrugën “Zogu i parë” ka përplasur një 80-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, teksa moshuari mësohet se po udhëtonte me biçikletë. I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, ku po merr mjekim dhe mësohet është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP