Makina përplas biçikletën, plagoset një person në Pogradec

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në në hyrje të Pogradecit. Mësohet se një mjet ka përplasur një biçikletë, nga ku ka mbetur një 50-vjeçar, drejtuesi i biçikletës.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Ai do të merret në pyetje nga autoritetet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit që la të plagosur 50-vjeçarin.

SHKARKO APP