Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë, marrin ndihmën në spital

Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë në Tepelenë. Policia njofton se fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?