Makina përplas dy fëmijë të mitur në Divjakë, dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, ku një makinë ka përplasur dy fëmijë të mitur.

Siç bën me dije policia në një informacion paraprak, aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, “ku shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç”.

Mësohet se të miturit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?