Makina përplas fëmijën 5 vjeç, i mituri dërgohet në spital
Një fëmijë 5-vjeçar është aksidentuar mesditën e kësaj të enjteje në në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se shtetasi me inicialet Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar të miturin, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi 54-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës dhe po merret në pyetje në lodhje me rrethanat e aksidentit.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:10, në fshatin Çermë Sektor, Divjakë, shtetasi Xh. L., 54 vjeç banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. L dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.