Makina përplas fëmijën 7-vjeçar, niset urgjent në spital. Detajet e para

Nje femije 7-vjeçar është përplasur nga një makinë, ndërkohë që ai ishte duke lëvizur me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur mesditen e sotme, rreth orës ‪12:30‬, në rrugën “OSBE”, në Kamëz.

Policia e Tiranes ben me dije se “mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Tirane/ Informacion paraprak

Më datë 20.06.2020, rreth orës ‪12:30‬, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP