Makina përplas kalimtaren e moshuar, shoferi ikën në drejtim të paditur

Një e moshuar është plagosur mëngjesin e sotëm nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Livadhjasë në Finiq të Sarandës.

Mësohet se e plagosur ka mbetur E. Marini 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit.

Ndërkohë shoferi i automjetet që e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

78-vjecarja kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por u përplas nga makina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?