Makina përplas motoçikletën në Milot, një person humbet jetën
Një aksident me pasojë vdekje raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikleta pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës. 23-vjeçari Alenc Gjini ka mbetur i vdekur pas përplasjes së fortë të makinës.
Gjini punonte si kuzhinier në një restorant në Patok dhe u përplas nga makina teksa kalonte rrugën. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

