Makina përplas motorin ku udhëtonin dy të rinj, njëri ndërron jetë në spital

Një i vdekur dhe një i plagosur, është bilanci i një aksidenti rrugor i regjistruar në aksin Lezhë-Shëngjin.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, ku dy të rinj, të cilët po udhëtonin me motor, mësohet se janë përplasur nga një makinë në afërsi të lapidarit në Shëngjin.

Për pasojë, dy të rinjtë mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për mjekim, por si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?