Makina përplas motorrin në Cërrik, lëndohet drejtuesi i saj

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Cërrik. Një automjet është përplasur me një motor në aksion Cërrik-Mollas, pranë fshatit Lumas.

Për pasojë, ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt spitalit të Cërrikut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?