Makina përplas një person me biçikletë në rrugën Lezhë-Milot
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50 , ku mjeti me drejtues A.L., ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë, i cili mbeti i plagosur.
Deri më tani i lënduari nuk është identifikuar, ndërsa është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.