Makina përplas për vdekje 16-vjeçarin në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen djeshme në Durrës. Mësohet se një 16-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë rreth orës 18:00 në Sukth.

Viktima është identifikuar me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?