Makina përplas për vdekje kalimtarin, arrestohet shoferi

Aksidentoi per vdekje nje kembesor ne Elbasan, vihet ne pranga shoferi. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale  A.D, banues në  Lagjen “11 Nëntori”,  Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,  duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?