Makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë

Një aksident me vdekje është raportuar pasditen e sotme në Kavajë. Sipas policisë një i moshuar që lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Kavajë-Mali i Robit” është përplasur për vdekje nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10. Shtetasi me iniciale Y.L. nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, 29-vjeçarin Sebjan Kazazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?