Makina përplas të miturin në fshatin Voskop, 12-vjeçari ishte me biçikletë

Një aksident është regjistruar këtë të diel në Korçë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop.

Mësohet se 26-vjeçari K.G., ka aksidentuar 12-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë.

Korçë/Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?