Makina përplas të moshuarin, shoferi kapet duke ikur

Një 77-vjeçar përfundoi në spital pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr 17 të qytetit të Korçës. I moshuari me iniciale J. P., banues në Korçë, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet.

Pasi aksidentoi 77-vjeçarin, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, megjithatë ai u ndalua pak kohë më vonë nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lënduari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia shoqëroi në polici shoferin B. J., 63 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?