Makina përplaset dhe merr flakë në Elbasan, digjet bashkë me drejtuesin brenda
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan- ish-Kombinati Metalurgjik.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur.
Nga përplasja me murin, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit.
Mësohet se automjeti si pasojë e përplasjes së fuqishme është përfshirë nga flakët, çka ka bërë që të digjet edhe personi që ndodhej brenda.
Aksidenti tragjik u shënua rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që vijon puna për zbulimin e tij si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.