Makina përplaset dhe rrëzon shtyllën e tensionit, gjysma e Orikumit pa drita. Shihni pamjet!

OSHEE-ja njofton një pjesë e Orikumit ka mbetur pa drita mëngjesin e sotshëm si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Radhimë. Deri tani nuk dihet në ka viktima, sepse mjeti që ka goditur dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike është gjetur bosh.

OSHEE-ja tha se rreth orës 6:00, një makinë goditi shtyllën e tensionit te mesëm, pjesë e fiderit 3, në Rradhimë të Vlorës, ç’ka bëri që të mbetet pa energji një pjesë e Orikumit. Sikurse shihet përmes fotove, dëmet kanë qënë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes se tij. Punonjësit e OSHEE-së nuk kanë gjetur njeri në makinë.

OSHEE-ja e Vlorës mori masat për riparimin e dëmit dhe aktualisht zona e Orikumit po furnizohet me energji elektrike.”

Swiss Digital Desktop Reklama

ImageImageImage

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?