Makina përplaset me bordurën e karburanit, 3 persona në gjendje të rëndë

Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një makinë tip fuoristradë, rreth orës 05.00 të mëngjesit të kësaj të diele, është përplasur me bordurën e një karburanti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kamberas, në Fushë Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Ilir Gega dhe dy pasagjerët Dorjan Hifi dhe Altin Vogli, nga Kruja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së madhe, por edhe prej mungesës së sinjalistikës.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet të mësohen më shumë detaje rreth saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?