Makina përplaset me bordurën, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Qukës – Stavaj të Librazhdit, me pasojë dy persona të plagosur.

Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” me drejtues K. V., 66 vjeç, banues në fshatin Karkavec, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi me inicialet Sh. V., 36 vjeç, pasagjer në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?