Makina përplaset me motorin në Fier-Vlorë, humb jetën një person
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së lënë pas, në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë, në aksin rrugor Fier- Vlorë, në vendin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin.
Për pasojë ai është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga Saimir Miho, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë, gjatë mesnatës mes të martës dhe të mërkurës.
Ndërkohë Myrtaj u vu në prangat e policisë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vijim.
Për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
KOHA JONË SONDAZH

