Makina përplaset me pemën, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë shoku tij (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, ku një shqiptarë ka mbetur i vdekur dhe shoku i tij pasagjer po shqiptar është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Siç raportojnë mediat italiane viktima është Shendri Caushi, 32 vjec, ndërsa shqiptari tjetër V.A, 34 vjec, u dërgua me urgjencë në gjendje shoku në spital.

Mësohet se makina me të cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pemë ulliri, goditje e cila rezultoi fatale për të riun 32 vjecar. Aksidenti ka ndodhur në provincën e Teramos, në Itali.

SHKARKO APP