Makina përplaset me shtyllën, dy të plagosur në Kurbin

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Mamurras.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur më një shtyllë.

Në automjet ndodhej shtetasi L.D.,21 vjeç, banues në Lezhë dhe shtetasi A.K, 37 vjeç, banues në Mamurras.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?