Makina përplaset me shtyllën elektrike në Lezhë, ngelet pa energji zona e Dajçit

Një automjet, tip fugon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar atë. Shtylla është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre-Torrovicë dhe lidhet me N/ST e Lezhës, dëmtimi i të cilës ka lënë pa energji elektrike zonën e Dajçit.

Pas hetimeve përkatëse nga autoritetet e rendit, ekipet e OSSH Shkodër dhe Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale.

Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësime të vazhdueshme për abonentët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?